Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson zbulon një tratativë të para 11-viteve për të transferuar te Leicester City, David Beckham.

Eriksson zbulon se Beckham nuk e përjashtoi si mundësi dhe ishte i hapur për ta diskutuar si opsion, por ajo që vendosi “veton” ishte bashkëshortja e britanikut, Victoria. Sipas SuperSport kjo e fundit diskutoi vetë me Eriksson duke i theksuar se nuk mund të jetonte në qytetin e Leicester.

“Isha te Leicester në vitin 2010 dhe bisedova me Beckham. I thashë të vinte te Leicester kur të përfundonte kontratën në Amerikë. Kërkova ta joshja me rikthimin në Premier League dhe në fakt Beckham nuk më tha kurrë “jo”. Atij nuk i pëlqente të thoshte “jo” ndaj më tha se ndoshta mund të bëhej transferimi dhe se do të bisedonim sërish.

Por, kurrë e mori vesh Victoria për bisedën tonë, më bëri një pyetje; Goran a më sheh mua të jetoj në Leicester? Iu përgjigja drejtë dhe i thashë se jo, pas atij momenti edhe unë nuk e diskutova më një transferim të Beckham”, tregon Eriksson.

Top Channel