Sistemi TIMS është rikthyer në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas dhe në pesë pika të tjera kufitare në vend.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njofton se sistemi TIMS, që u sulmua një ditë më parë nga hakera iranianë, është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë.

Ekspertët po punojnë për rikthimin e sistemit TIMS në Pikat e tjera të Kalimit Kufitar si dhe po marrin masat nevojshme për të mos pasur më ndërprerje, shkruan Çuçi në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa falenderon partnerët amerikanë “që kanë qenë pranë edhe në këtë rast e po bëjnë çdo përpjekje për ta bërë Shqipërinë sa më të sigurt”.

Tentativa për të vënë nën kontroll sistemin TIMS me qëllim final paralizimin e punës të policisë në pikat kufitare shqiptare ndodhi vetëm pak orë pasi Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën se ata janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

SHBA akuzoi Iranin për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, ndërsa sanksionet përfshijnë bllokimin e pronave të zyrtarëve dhe ministrive të mbajtura përgjegjëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA