Gjashtë persona janë infektuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se nuk ka vdekje nga COVID-19, ndërsa numri i viktimave mbetet në 3.199.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 131 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.973.728 teste.
Sipas të dhënave të fundit, 72 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.488 ndërsa numri i rasteve aktive është 241.
Sa i përket procesit të vaksinimit, që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.791 doza të vaksinës. Deri më tani 824.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Top Channel