Hyrjet dhe daljet e udhëtarëve në portin e Durrësit regjistrohen me shkrim, sistemi TIMS ende i bllokuar

11/09/2022 10:20

Sistemi TIMS është ende i bllokuar për shkak të sulmit kibernetik në Durrës, në vendkalimin kufitar të portit detar, ku regjistrimi i udhëtarëve po bëhet me shkrim

Këtë mëngjes kanë mbërritur rreth 800 persona me dy tragetet e linjës së Barit dhe përpunimi ka vijuar pa probleme, pasi për të përballuar situatën janë shtuar sportelet. Natën e kaluar dolën nga kjo pikë kufitare 2500 persona.

Top Channel