Befasia e radhës nga Erzeni, mposht Partizanin në “Elbasan Arena”

11/09/2022 21:55

Surprizën e Kategorisë Superiore e bën skuadra e sapongjitur në Elitë. Erzeni i Shijakut, skuadra që e nisi sezonin ndoshta si favorite për t’u kthyer shpejt nga erdhi, është e vetmja pa humbje në katër javë. Pikërisht në ndeshjen e fundit të javës së katër të Superiores mposhti 0-1 në “Elbasan Arena” Partizanin, që kishte marrë tri fitore radhazi në start dhe kryesonte bindshëm renditjen.

Golin e vetëm të këtij takimi të zhvilluar në Elbasan ë shënoi braziliani Notato që në minutën e 12-të, duke i dhënë një trajektore të çuditshme topit të krosuar nga Peposhi.

Partizani kishte thuajse 80 minuta për të kthyer rezulatin, por të kuqtë nuk i shfrytëzuan rastet e shumta që krijuan me Skukën apo Romeron. Përfundimisht 0-1 në “Elbasan Arena”, me Erzenin që forcon pozitat në vendin e dytë me 8 pikë, një më pak se Partizani. Gjithashtu skuadra shijakase mbetet e vetmja pa pësuar humbje në katër javët e para./ Super Sport

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA