Anesti Duka në Seul! Piktori mori pjesë në ekspozitë me punime të krijuara gjatë pandemisë

11/09/2022 15:30

Nëpërmjet kësaj tabloje, në dukje të paqtë me dy vajza të cilat shëtisin shpenguar në Liqenin e Tiranës, Anesti Duka ishte i vetmi shqiptar ndër 280 shtete të botës, pjesëmarrës në katalogun e muzeumit të Koresë së Jugut.

“Paqe Përsëri” quhej ky festival arti ndërkombëtar, që u zhvillua në Seul.

Artisti e ka filluar pikturën që në fëmijëri dhe tregon që ndihet njeri më i plotësuar kur pikturon. Ndërsa kompozimi është gjinia e tij e preferuar.

Piktura pjesëmarrëse në festivalin e artit I përket periudhës së pandemisë dhe karantinës, ku shpesh kaosi, izolimi dhe humbja ishin kryefjala. Ndërsa piktori nga ana tjetër donte të jepte një mesazh paqeje.

Anesti Duka ka studiuar në Universitetin e Arteve në degën e pikturës monumentale. Ai ka hapur ekspozita në Shqipëri si dhe në Greqi dhe Zvicër. Krijimtaria e tij ka një tematikë të gjerë.

 

 

Top Channel