Hakerat të cilët sulmojnë Shqipërinë për llogari të Iranit, krahas sulmit në sistemin e kontrollit të kufijve TIMS, kanë hyrë edhe në sistemin e survejimit me kamera sigurie.
Përmes faqes HomelandJustice, hakerat e Iranit kanë publikuar një video 6 minuta të gjatë ku shfaqet sistemi SMART PSS, i kontrollit qendror i të gjitha pikave të kalimit kufitar në Republikën e Shqipërisë.
Në video tregohet filmimi që përcjell kamera e sigurisë në hyrjen numër tre në Aeroportin Nënë Tereza, ku shfaqet një punonjës i policisë kufitare përballë sistemit TIMS dhe qytetarë që presin tu kontrollohet pasaporta.
Ora kur hakerat e Iranit janë futur në sistemin e kamerave është 20:04.
Pas goditjes të 15 Korrikut, hakerat e sponsorizuar nga Irani kanë vënë në shënjestër sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje daljeve në pikat kufitare.
Menjëherë më pas është ndjekur protokolli fikjes të sistemit në mënyrë për mos ti dhënë mundësi avancimi hakerave, në marrjen nën kontroll të këtij sistemi, më i rëndësishmi për policinë shqiptare.
Top Channel