Balluku takim me përfaqësuesit e administratës amerikane, diskutime rreth projekteve për sigurinë energjitike në vend

10/09/2022 22:15

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku së bashku me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me përfaqësues të administratës së qeverisë amerikane, për ecurinë e dy projekteve energjike në vendin tonë.

Takimi është zhvilluar në Selanik, ku së bashku me zv. Asistent Sekretarin e Departamentit Amerikan të Energjisë, Joshua Volz u diskutua për projektin Skavica dhe LNG në Vlorë.

Në postimin e saj në Facebook ministrja ka shkruar se Volz theksoi mbështetjen e SHBA-së për projekte që përforcojnë sigurinë energjitike në vend e më gjerë, duke ofruar dhe mundësi për financimin e tyre.

Ndërkohë, drejtori i Zhvillimit të Korporatës Financiare për Zhvillim të SHBA-së, Andrew Herscowitz ka parashtruar mundësinë e financimit të dy projekteve strategjike Skavica dhe TEC Vlorë.

Top Channel