Një 38-vjeçar i cili ka tentuar të vjedhë një bankë në Kamëz në vitin 2014 është arrestuar.

Si rezultat  operacionit u bë kap A. P., 38 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për veprën penale ”Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Francë dhe në Itali.

“Vihet në pranga një shtetas, i cili në vitin 2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e një filiali banke, në Kamzë. Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, në bazë të një procedimi penal të vitit 2014, të rifilluar në prill të këtij viti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Chips”. Shtetasi A. P., më datë 28.06.2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e filialit të një banke në Kamzë, nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare”, sipas policisë.

Top Channel