Prezantuesi ndjell zemërim teksa ‘ngre dolli’ për vdekjen e mbretëreshës në transmetim direkt në Argjentinë (fotot)

09/09/2022 17:29

Një prezantues televiziv ka shkaktuar zemërim pasi ka ngritur një dolli për vdekjen e mbretëreshës britanike gjatë programit të tij të transmetuar direkt në TV.

Lajmi i sëmundjes dhe më pas vdekjes së shpejtë të monarkes së famshme ka shkaktuar trishtim dhe fjalë ngushellimi në të gjithë botën.

Por teksa miliona mbajnë zi nëpër botë, disa individë ‘të sëmurë’ përfitojnë për t’u tallur me vdekjen e mbretëreshës së ndjerë, shkruante britanikja The Mirror.

Dhe në fakt komentet në rrjetet sociale vinin në lojë sjelljen e prezantuesit argjentinas Santiago Cúneo, i cili në dhënien e njoftimit kishte hapur shishen e shampanjës dhe ngriti një dolli me pijen e flluskave.

Pamjet filmike të postuara ishin fshirë më vonë por ato u shpërndanë dhe shumëfishuan shpejt, në të cilat prezantuesi thotë “Murió la vieja de mierda” të cilat përkthehen në “Vdiq plaka e keqe!”.

Ato ndërpriten më pas në momentin kur Cúneo iu gëzuar, hap shishen e shampanjës dhe ngre dollinë duke thënë: “I lumtë Satanit që e mori”, ndërsa një tjetër pjesëmarrës në skenë duartroket.

Komentuesit në rrjetet sociale media, dënonin sjelljen: “Je një turp që nuk ke respekt! Ka shumë që nuk e duan monarkinë por të paktën ki respekt për të vdekurin”, komentonin ata.

“Po e bën vetëm për të shtuar audiencën, je shumë i mbaruar”, shkruante një tjetër.

Lidhja mes Argjentinës e Britanisë nuk është nga më të mirat ndër vite, që prej luftës së luftuar në kohën e kryeministres Margret Thatcher për ishullin Falkland pranë brigjeve argjentinase, që Anglia mban ende si koloni.

FOTO GALERI
1/3
Një prezantues televiziv ka shkaktuar zemërim pasi ka ngritur një dolli për vdekjen e mbretëreshës britanike gjatë programit të tij

Top Channel