Me 30 emigrantë të paligjshëm në kamionçinë, në pranga dy persona në Qafë Botë

09/09/2022 13:32

Dy person janë vënë në pranga në Qafë Botë, pasi po transportonin 30 emigrantë të paligjshëm.

Ata u arrestuan nga Policia Kufitare në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Bufit”, duke transportuar me një mjetin tip kamionçinë emigrantët e paligjshëm kundrejt fitimit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Thirty”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në Mirditë dhe A. D., 44 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim”, sipas policisë.

Top Channel