VKM për shtesat pa leje/ Sekuestrohet pallati 9 katësh në Farkë, Balluku: Ja mundësitë për ndërtuesin

08/09/2022 16:35

Një ditë pasi u njoftua në mbledhjen e qeverisë, ka nisur sot zbatimi i vendimit për konfiskimin e ndërtesave pa leje.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku shoqëruar nga drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici, ishin sot në Farkë ku sekuestruan pallatin 9 katësh, I cili sipas tyre ishte pa leje.

“Ndodhemi në Farkë ky është komunikimi i parë publik që ne po bëjmë sa i përket vendimit që u mor me VKM, është një VKM që ka të bëjë me ndërtimet pa leje ose me shtesa pa leje që do të konfiskohen dhe do të kalojnë në përdorim në të mirë publikut. Ky është një shembull dhe pse kemi zgjedhur të vijë në Farkë dhe të zgjedhim këtë ndërtese. Është shembulli më flagrant, simbolikë e shklejes së ligjit 7 kate mbi tokë, 9 kate ndërtim pa ansjë letër. Sesi kjo ka ndodh është një mister për ne, pork y process nuk ka të bëjë vetëm me konfiskimin, por ky aksion ka të bëjë edhe me hetimin nga institucionet që kanë për detyë të mbrojnë territorin. Bazuar në VKM, ka disa mundësi për këtë objekt, më pas do të shihet edhe mundësia për prishjen e tij”, -tha Balluku.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale, Balluku bëri të ditur edhe një herë mundësitë që i jepen ndërtuesit për katet e ndërtuara pa leje.

“Ndërtuesit mund t’i parablejnë ato me një çmim të indeksuar mbi çmimin real të tregut dhe paratë e përfituara do të derdhen në fondin e shpronësimeve të Unazës së Re ose mund t’i dhurojnë, që të përdoren si apartamente për strehim social apo mjedise zyrash për institucionet.

Ndërkohë për të gjitha rastet ka edhe një gjobë për çdo metër katror dhe për rastet kur ndërtuesi nuk pranon opsionet parablerje apo dhuratë që çojnë në ligjërimin e shtesave për arsye sociale, ai ndiqet edhe penalisht sipas ligjit.” shkruan Balluku.

Top Channel