Një person në Kosovë është dënuar krime lufte.

Svetorim Baceviç është shpalluar fajtor sepse në periudhën korrik gusht në fshatin Bellopojë të Pejës në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovës morri peng shtetasen Tigje Kadrijajn.

Ditën e incidentit, i armatosur, ai shkoi në shtëpinë e fqinjve të tij, Rexhep dhe Tigje Kadrijaj, të dy të moshës rreth 60-vjeçare, ku fillimisht gjuajti me armë automatike në drejtim të kulmit dhe dritareve të shtëpisë dhe pastaj hyri në shtëpi me pretekstin se po kontrollonte për njerëz të tjerë e pastaj i ka nxjerrë në oborr duke i detyruar të ulen e ngrihen në këmbë.

Më pas, ka nxjerrë  Tigjën në rrugë, kurse të dëmtuarit Rexhep i ka thënë se gruan e tij po e dërgonte në shtab të ushtrisë së Serbisë, në qendër të fshatit duke i thënë se mund ta merrte atë vetëm nëse i sjellë ushtarët e UÇK-së dhe kështu e detyron të dëmtuarën të ecë nga shtëpia nëpër rrugët e fshatit në kohë luftë dhe natë në një zonë jo shumë të banuar dhe me ndriçim. Ai e dërgoi në qendër të fshatit dhe e urdhëroi të mbështetet te muri në prezencë të të tjerëve, ndërsa vetë i rrinte afër.

Fqinji i të dëmtuarës Momçilo Saviç u përlesh me të dëmtuarin dhe e ktheu Tigjën në shtëpinë e saj, ndërsa të nesërmen e ndihmoi çiftin të largohej nga fshati Bellopojë.

Baceviç, sipas Prokurorisë, ka kryer veprën penale krime ndaj popullatës civile, si dhe në shkelje të rëndë të Konventave të Gjenevës.

Bazuar në Ligjin penal të RFJS të vitit 1998, të Konventës të Gjenevës dhe Kodit Penal të RKS, ai dënohet me pesë vite heqje lirie.

Top Channel