Liz Truss ka shpërblyer aleatët e saj kryesorë me poste të larta në një riorganizim të madh disa orë pasi pasoi Boris Johnson si kryeministre.

Kështu Kwasi Kwarteng bëhet kancelar, James Cleverly bëhet sekretar i jashtëm dhe Suella Braverman zëvendëson Priti Patel si sekretare e brendshme.

Një nga miqtë më të ngushtë të zonjës Truss, Therese Coffey, u emërua si sekretare e shëndetësisë dhe zëvendëskryeministre.

Asnjë nga ata që e mbështetën rivalin e saj Rishi Sunak, nuk do të jetë pjesë në kabinetin e saj të plotë.

Zëdhënësi për shtypin i  zonjës Truss tha se ndryshimet do të “unifikonin” Partinë Konservatore dhe vuri në dukje rolet e larta për pesë nga rivalët e saj .

Ky mbizotërim i mbështetësve të fushatës Truss që tani po shkakton ankesa midis disa deputetëve konservatorë.

Dëshira e kryeministres për besnikëri dhe për të ndërtuar një qeveri sipas imazhit të saj rrezikon të provokojë rebelim teksa ajo mendon se po ecën në rrugën e duhur.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA