Lidhja direkte me tregun e punës ka bërë që interesi i të rinjve të rritet për arsim profesional pas përfundimit të ciklit 9-vjeçar.

Griselda dhe Luisi nxënës që nisin këtë vit klasën e 10 tregojnë se kanë zgjedhur arsimin profesional, pasi i lidh direkt me tregun e punës dhe kanë mundësi për praktika profesionale.

Drejtori i Shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë tregon se edhe pse shumë të rinj janë larguar interesi në këtë shkollë ka qenë i lartë, gjithashtu tregoj se degët më të preferuara mbetet ato ekonomisë dhe informatikës.

Për të gjithë të rinjtë që duan të angazhohen që herët në tregun e punës arsimi profesional mbetet një zgjidhje e mire për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA