Gjendet i pajetë trupi i trashëgimtares amerikane, të rrëmbyer teksa vraponte në Memphis (fotot)

06/09/2022 15:35

Burime të policisë kanë konfirmuar sot në SHBA se një trup është gjetur gjatë kërimeve për nënën e dy fëmijëve Eliza Fletcher, të rrëmbyer me dhunë në fundjavë teksa vraponte në qytetin e Memphis.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar shkakun e vdekjes së mësueses së shkollës fillore Fletcher, sipas rrjetit  WHBQ-TV, por kanë identifikuar trupin si ai i trashëgimtares fatkeqe, të gjetur disa kilometra larg vendit ku u rrëmbye forcërisht.

Fqinjët e tronditur shprehnin tmerin e tyre pas gjetjes së trupit pa jetë të familjares së qetë e të dashur nga komuniteti, teksa rrëmbyesi i saj i dyshuar Cleotha Abston, doli sot para gjykatës së Memphis, Tennessee.

Zona ku u gjet trupi i të ndjerës është disa qindra metra larg kompleksit të apartamenteve ku jeton vëllai i të dyshuarit Abston, Mario.

Imazhet nga skena e krimit tregonin një helikopter të policisë që sillej mbi zonë, ndërsa fqinjët ishin mbledhur rreth zbulimit të tmerrshëm.

“Ajo mund të kishte qenë kushdo nga ne, një e re, një fëmijë, është shumë e rëndë”, tha rezidentja April Jackson, për DailyMail, teksa trupi ende nuk ishte hequr nga vendngjarja.

Oficerët kishin pamjet e makinës së të dyshuarit të përdorur në vendin e rërmbimit disa minuta para zhdukjes së nënës së dy fëmijëve pasditen e të premtes në Memphis, Tennessee

Motivet e rrëmbimit dhe vrasjes nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet.

E rrëmbyera Fletcher, e njohur gjithashtu si Liza, është mësuese parashkollori në shkollën St. Mary’s Episcopal School dhe është trashëgimtare e pasurisë së grupit industrial Orgill, i themeluar nga gjyshi i saj, me vlerë të llogaritur në miliarda dollarë.

Familja e Fletcher ´ofronte sot shpërblim $50,000 për informacione që cojnë në gjetjen e saj.

Ajo u raportua e humbur kur nuk u kthye nga vrapimi i përditshëm i mëngjesit, teksa celulari dhe shishja e saj e ujit ishin gjetur të flakura në një kopsht të ‘University of Memphis’, në zonë.

Fletcher, nënë e dy fëmijëve, bënte gjithnjë të njëjtën rrugë në vrapimin e saj  dhe herën e fundit ishte parë me veshje sportive të kuqe e rozë.

Gruaja e rrëmbyer është mbesa e manjatit të materialeve të ndërtimit Joseph ‘Joe’ Orgill III i cili vdiq në vitin 2018.

Nëna e Fletcher, Adele, është bija e Orgill, kompania e të cilit llogaritet me shitje rreth $3 miliardë në vit, sipas të dhënave të vetë kompanisë.

Fletcher është një vrapuese me eksperiencë dhe është kualifikuar dhe në Maratonën e Boston, ndërsa në 2019 ka përfunduar maratonën e  St. Jude duke u renditur e 22-ta.

Autoritetet ende nuk kanë folur për motivet e mundshme të rrëmbimit por thanë se vrapimi i përditshëm i Fletcher e bënte atë objektiv të thjeshtë për dashakeqësit.

FOTO GALERI
1/8
Familja e te ndjeres dje ne apelin per ndihme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA