Zhduket mësuesja në SHBA, e rrëmbyer gjatë vrapimit të mëngjesit në park (fotot)

03/09/2022 17:24

Një mësuese shkolle nga Tennessee në SHBA, është zhdukur pas rrëmbimit të dhunshëm teksa vraponte të premten, njoftonin autoritet.

34 vjeçarja Eliza Fletcher, po vraponte në bulevardin Central Avenue në Memphis, kur besohet se është marrë me forcë në një mjet fuoristradë në ngjyrë të errët, njoftonte policia e Tennessee.

Fletcher kishte veshur veshje sportive rozë e të kuqe, tha policia, duke shfaqur imazhe të makinës në të cilën besohet se është marrë e reja me forcë.

Celulari i Fletcher u gjet i flakur në një zonë të braktisur, raportonte rrjeti lokal

“Ne nuk e dimë atë që po ndodh por ka njerëz që po e kërkojnë në mënyrë të dëshpëruar dhe policia po i ndihmon”, tha miku i ngushtë i  Fletcher, Hart Robinson.

Autoritetet thanë se Fletcher rregullisht vraponte në këtë zonë dhe më parë ishte kualifikuar për maratonën e Boston.

Revista Memphis Magazine tha se Fletcher është martuar me bashkëshortin Richard në mars 2014.

Prindërit e Fletcher nuk dëshironin të komentonin dhe asnjë nuk e ngrinte telefonin në shtëpinë ku e reja jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

FOTO GALERI
1/5
34 vjeçarja Eliza Fletcher, po vraponte në bulevardin Central Avenue në Memphis, kur besohet se është marrë me forcë në një mjet fuoristradë

Top Channel