Leard Sadriu do ta vazhdojë karrierën e tij në Slloveni, te klubi i Mura-s. Në një publikim në faqen zyrtare Shkëndija bën me dije se marrëveshja mes palëve është arrirë dhe tashmë pritet që mbrojtësi 21-vjeçari të nënshkruajë me klubin slloven.
Sezonin e fundit Sadriu ishte në formë huazimi te Skënderbeu, ndërsa tashmë ka gjetur një destinacion të ri larg Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Klubi i Futbollit Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e Leard Sadriut. Mbrojtësi 21-vjeçar karrierën e tij futbollistike do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Sllovenisë, ku do të nënshkruajë me ekipin slloven Mura.
Leard Sadriu skuadrës së Shkëndijës iu bashkëngjit si 16 vjeçar, në janar të vitit 2018. Sezonin garues 2021/2022 e luajti në formë të huazimit në ekipin e Skënderbeut nga Shqipëria.
Gjatë periudhës që ishte pjesë e kuqezinjve, Sadriu fitoi 3 trofe, 2 tituj kampion dhe 1 trofe të Kupës. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë Leard. Faleminderit për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë fat, shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës tënde futbollistike.”-shkruhet në publikimin e klubit tetovar.
Top Channel