Motra e Marjus Musakut, i cili akuzohet për rrëmbimin e 30-vjeçres Marsida Dyrmishi, ka folur sot për “Shqipëria Live”.
Ajo deklaroi se ata janë dashur dhe se nuk është e vërtetë që i vëllai e ka mbajtur me dhunë në shtëpi prej nëntë ditësh.
“Ata janë dashur nuk është e vërtetë që e ka mbajtur me dhunë. Më ka thënë që dua njërën, ka dy fëmijë por do ndahet nga burri e do martohemi”.
Njëkohësisht e motra e Marjus Musakut tregoi se ka komunikuar vazhdimisht me vëllain gjatë kohës që ka qenë me 30-vjeçaren, e cila ishte shpallur në kërkim prej disa ditësh nga bashkëshorti.
“Kam komunikuar gjatë kohës që ai ka qenë me Marsidën. Kishin nisur një bashkëjetesë. Kam folur edhe vetë me vajzën dhe më thoshte që e dua”.
Pas arrestimi të 32-vjeçarit, ajo tregoi se i ka nxjerrë mesazhet pas deklaratave dhe akuzave të së resë për përdhunim.
“Pasi kam marrë lajmin më ka ardhur si bombë. Kam nxjerrë mesazhet se vllai fliste nga telefoni im se i veti iu thye. Vendosa t’i publikoj sepse ajo tha që se njof dhe më ka përdhunuar. Nuk të kap njeri me zor në moshën 30 vjeç, e ta mbajë deri në 9 ditë”.
Motra e Marjusit hodhi poshtë të gjitha akuzat për rrëmbimin e ish-gruas së tij, për të cilën u dënua me katër vite burg.
“Edhe për ish-gruan nuk është e vërtetë që që Marjusi e ka rrëmbyer. Ata janë takuar për tu sqaruar për vajzën që kishin. Më pas babai i vajzës ka bërë denoncimin. Po bën një vit që ka dalur nga burgu, pasi u dënua me katër vite”.
Ajo tha se e gjithë kjo histori është krijuar që Marsida Dyrmishi të mos ndahet nga bashkëshorti i saj.
“Për të mos u ndarë nga burri e mbuloi me këtë histori. Vëllai nuk ka asnjë person dhe kërkoj vetëm drejtësi”.
Top Channel