Një artist australian ka pikturuar mbi një mur në rrugë, ushtarët ukrainas dhe rusë të përqafuar, por më pas ka pasur një reagimi të ashpër të komunitetit.
Krijuesi Peter Seaton tha se vepra artistike e Melburnit mbrojti një “zgjidhje paqësore” midis dy vendeve, ndërsa disa të tjerë e kanë krahasuar me propagandën ruse.
Seaton, i njohur ndryshe si CTO ka kërkuar falje për punën e tij, duke deklaruar se nuk e ka menduar se do të pritej kaq keq.
“Çfarë do të mendonin njerëzit nëse një mural do të shfaqte një përdhunues dhe një viktimë të përqafuar?“, tha në një deklaratë bashkëkryetari i Federatës Australiane të Organizatave të Ukrainës, Stefan Romaniw, sipas BBC.
“Përpjekja për të qenë të barabartë dhe pranimi i një narrative të rreme se gjithçka që na duhet është paqja në këtë rast mbështet të keqen”.
Ambasadori i Ukrainës në Australi Vasyl Myroshnychenko tha se kjo ishte tërësisht fyese për të gjithë ukrainasit.
Një organizatë arti, e quajtur Art4Ukraine Australia, kishte ngritur shqetësime rreth veprës së artit përpara se të fillonte dhe më pas ishin tronditur kur përfundoi.
“Muralja më kushtoi $2,000 deri $3,000… Unë nuk do ta bëja këtë dhe do të shpenzoja 10 ditë duke e bërë atë nëse do të kisha menduar se do të lëndonte njerëzit”, i tha artisti.
Pavarësisht situatës ai e mbrojti punën e tij, duke shtuar se “shumë njerëz e morën mesazhin”.
“[Por] ka padyshim një kontigjent njerëzish që mendojnë se kjo do të jetë lënduese dhe ndoshta traumatike dhe kjo nuk është ajo që unë dua të krijoj punën time“, tha Seaton.
Artisti ka vendosur që të gjitha përfitimet e veprave të artit do të dhurohen për bamirësi.
Mijëra ukrainas janë vrarë dhe forcat ruse janë akuzuar për krime lufte që kur pushtuan në shkurt.
Top Channel