Një burrë gjendet i vdekur te ‘Shkallët e Tujanit’, hetohet për shkaqet

05/09/2022 17:35

Një person është gjetur i mbytur në Lumin e Tiranës.

Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në vendin e njohur si “Shkalla e Tujanit”.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për Top Channel se viktima ende e paidentifikuar është mashkull rreth 60 vjec, me iniciale S. F.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Sakaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Top Channel