Trump: Biden “armik i shtetit”, ktheu FBI-në kundër meje

04/09/2022 10:21

Donald Trump e ka quajtur presidentin Joe Biden “armik të shtetit” në tubimin e tij të parë që kur FBI kontrolloi rezidencën e tij në Florida. Deklarata e tij vjen pak kohë pasi Biden tha se demokracia amerikane rrezikohet nga Trumpi dhe mbështetësit e tij.

“Dëshironi të dini të vërtetën? Armiku i shtetit është ai dhe grupi që e kontrollon atë”, u shpreh Trump.

Ish-presidenti akuzoi zotin Biden se kishte kthyer FBI-në kundër tij. Kontrolli ishte “një nga abuzimet më tronditëse të pushtetit nga çdo administratë në historinë amerikane”, tha Trump.

Agjentët e FBI-së që kryen kërkimin në Maralago gjetën dhjetëra dosje bosh të shënuara si të klasifikuara dhe tepër sekrete nga zyra e tij personale.

Trump, i cili po hetohet për keqtrajtimin e të dhënave të klasifikuara, mohon akuzat.

Përveç kontrollit në Maralago,  ish-presidenti iu kthye temave të njohura në mitingun e Pensilvanisë: pretendime të rreme se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodhën, sulme ndaj rivalëve në Partinë Demokratike dhe premtime për “të shpëtuar vendin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA