Po drejtonte në gjendje të dehur motomjetin, aksidentohet 58-vjeçari në Pogradec

04/09/2022 15:52
Foto ilustruese

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanënë fshatin Memlisht.

Shtetasi Q. R., 58 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ciklomotor tip “Piaggio”, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit.

Për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

 

Top Channel