1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë), është bilanci I operacionit të koduar ‘Klienti’ ndërsa në pranga është vnë 47-vjecari me Alked Bardhi.
Operacioni u ndërmor nga efektivë të komisariatit nr.4 në Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Njazi Mela”, në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. B., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel