Libri i fermerit/ Çdo fermer duhet të mbajë të shënuara të dhënat për bimët

03/09/2022 15:23

Në muajin shtator të 2021, fermerët e Beratit dhe Samaticës dështuan me faren e domatës Ozgan.

Në atë kohë ata akuzuan importuesit e farave. Pavarësisht dëmit të madh ekonimik që shkaktoi kjo farë domateje, faji mbeti jetim, pasi askush nuk kishte një dokument që të dëshmonte vendin dhe origjinën e domatës Ozgan.

Për të siguruar gjurmueshmërinë e të mbjellave bujqit duhet të pajisen me regjistrin e fermës, ku në të do të shënohen të gjitha të dhënat e fermës duke filluar që nga origjinave e fidanit e deri tek përdorimi i preparateve bujqësore.

“Është detyrim ligjor mbajtje e librit të regjistrit të fermës. Dhe ajo që ne mendojmë ky libër është një ndihmesë për produktin e tyrë, pasi edhe tregjet dhe eksporti do të jetë një moment që do të kërkoj plotësimin e librit të fermerët për cdo produkt që ata do të shesin. “

Fermeri nga Pezë Helmesi Tiranës. Ramazan Rexhepi sot do të spërkasë serën e domateve për të luftuar insektin që i vë në rrezik prodhimin bujqësor. Por para se të vendose pompën e spërkatjes në krah ai duhet të plotësojë librin e fermerit.

” Bima gjatë gjithë ciklit vegjetativ nga mbjellja e deri sa të marim prodhimin ajo ka nevoje për shërbime të ndryshme, ku kruesisht janë dëmtuesit. Krahëbardha është shumë e dëmshme. Krahëbardha ka si veti të dëmtojë gjethen. Gjethja bën përpunimin e ushqimit të bimës dhe po u dëmtua gjthja nuk do të kemi dhe prodhim të mirë, sepse larva kalon në domate dhe më pas kjo nuk është për treg.”

Me cfarë do ta luftosh këtë insekt?
Me një preparat bujqësor, akrilik. “

Ndërkohë që regjistri i fermës për Ramazanin dhe kolegët e tij do të shërbej si libri që do të tregojë të vërtetat mbi cilësinë e helmeve bujqësore dhe fidanëve.

” E kemi dhe si mbështetje për të kërkuar llogari nëse një preparat nuk na jep efektin e duhur, e kemi të shënuar se cfarë kemi përdorur. “

Për konsumatorin ky libër do të rrisë sigurinë ushqimore.

“Ky libër do të vërtetoje pastërtinë e cdo produkti bujqësor si në sera ashtu edhe në fusha. “

Top Channel