Mirgen Zhuleku 10 vite më parë u kthye nga Greqia dhe së bashku me familjen e tij u përqëndrua te kultivimi dhe mbledhja e bimeve medicinale.

Kërkesat e tregut i dhanë atij sigurinë për t’u investuar maksimalisht në këtë sektor duke bërë që për disa lloje bimësh madje të arrijë edhe certifikimin.

Shumë nga fermerët e qarkut të Korçës vazhdojnë të orientohen drejt kultivimit të bimëve medicinale. Prej vitesh ky është një sektor ku ata kanë gjetur sigurinë e shitjes së prodhimeve por edhe përfitimeve duke preferuar që të mos merren më me kulturat tradicionale. Sasia më e madhe e bimëve medicinale të kultivuara në vend eksportohen drejt vendeve të Evropës apo Rajonit dhe më pak në tregun e brendshëm ndërsa sipas të dhënave sasia e eksportit nga viti në vit vijon të rritet

Përgjatë viteve të fundit në qarkun e Korçës ndryshe nga sa ka ndodhur me bimët medicinale, sipërfaqet e kultivuara me grurë, mollë apo kultura të tjera tradicionale janë tkurrur për shkak të mungesës së tregut dhe mallit të mbetur stok.

Top Channel