11-vjeçarja rezultonte e zhdukur në qershor, 6 burra dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht gjatë asaj kohe

03/09/2022 11:19

E mitura që u përdhunua për shtatë orë nga pesë burra në Kosovë, është raportuar e zhdukur gjatë muajit qershor të këtij viti.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se gjatë asaj periudhe, gjashtë meshkuj, të gjithë mbi 18 vjeç kanë abuzuar me vajzën. Aktualisht atyre u është dhënë masa e heqjes së lirisë për 48 orë. Ndaj këtyre personave, identitetet e të cilëve nuk janë ende publike, rëndojnë akuzat e “Trafikimit me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi”.

Ndërkohë, disa ditë më parë, 11-vjeçarja u përdhunua nga pesë persona teksa kishte dalë në park në një periudhë kohore prej shtatë orësh.

Autorët që dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren

Tre prej të dyshuarve janë të mitur dhe dy të tjerë të moshës madhore, në mesin e tyre edhe Ekrem Rexhepi, 27 vjeç që ka të ngritur aktakuzë edhe për veprat penale vjedhje e rëndë, vjedhje e pyllit dhe dhunë në familje.

Ngjarja e rëndë që tronditi jo vetëm Kosovën nxiti protesta masive në Prishtinë dhe Tiranë.

Qytetarësh kërkojnë drejtësi për të miturën, duke dënuar autorët, të cilët tashmë janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA