Vrau dy vëllezër shqiptarë në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas thuajse tre dekadash Sokol Hoxha Katër shoferë janë arrestuar gjatë një jave në Durrës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 53 leje drejtimi, nga të cilat 3 për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit dhe 50 për drejtim të automjetit me shpejtësi tej normës së lejuar.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1195 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 253 masa administrative, për parakalim të gabuar;
• 43 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 64 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 313 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 143 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 15 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
• 364 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë.
Top Channel