Nis zbatimi i marrëveshjes/ Pas 11 vjetësh shtetasit e Kosovës kalojnë në Serbi me dokumente zyrtare

01/09/2022 14:58

Veriu i Kosovës, mëngjesin e një shtatorit ishte i qetë, ndërsa KFOR-in për siguri ishte në terren.

Marrëveshja për qarkullim pa dokumente shtesë mes Serbisë dhe Kosovës filloi së zbatuari qysh në mesnatë, ku në pikën kufitare të Jarinjes kosovarët vetëm me letërnjoftim kaluan në territorin e Serbisë.

Për herë të parë, policia kufitare në Serbi nuk lëshoi dokument hyrje/ dalje për qytetarët që kishin dokumente identifikimi të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Marrëveshja e 27 gushtit u zbatua edhe nga autoritetet e Kosovës.

Derisa po zbatohet marrëveshja dhe qytetarët e Kosovës e Serbisë kalojnë kufirin pa dokumente shtesë, në pikën kufitare të Jarinjes vazhdon të jetë e afishuar deklarata e Serbisë se nuk e njeh Kosovën Dhe se pranimi i dokumenteve identifikuese nuk nënkupton që Serbia i njeh ato dhe devijon nga Rezoluta 1244.

“Për qytetarët pranimi i letërnjoftimeve nga të dyja palët është lehtësim pune për ta.”

“Po respektohet marrëveshja. Unë punojnë bashkë e udhëtoj çdo ditë nuk ka problem.”

“Çdo gjë shkoi mirë dhe marrëveshjet që zbatohen nga të dyja palët janë të mira. Ne kaluam me letërnjoftime të Serbisë.”

“Megjithatë, për disa serbëve nuk iu intereson.”

“Nuk po më intereson asgjë më duhet të shkoj në shtëpi. Nuk ka pas asnjë problem, me dokumente të Serbisë kaluam.”

E përpos vendimit për qarkullim pa dokumente shtesë, më një shtator është hapur edhe afati 61 ditor i zëvendësimit të targave ilegale KM me ato të Republikës së Kosovës, ku janë ftuar të gjithë qytetarët që targat e automjeteve i kanë të lëshuara nga Serbia t’i ndërrojnë ato.

“Si një përgjigje për këtë, nëpër Mitrovicë të Veriut veturave me targa të Kosovës iu janë vendosur letra ngjitëse Kosovska Mitrovica, si mesazh për të mos iu bindur vendimit të Qeverisë së Kosovës”,  tha Kurti.

Top Channel merr vesh se interesimi i qytetarëve për kthimin e targave ilegale KM në ato të Kosovës është i kënaqshëm.

Ndërkohë, vendimi për reciprocitet mes Serbisë dhe Kosovës me letra ngjitëse që mbulojnë simbolet shtetërore në targat e automjeteve vazhdon të jetë në fuqi deri në fillim të tetorit.

Top Channel