Hashim Thaçi reagon për herë të parë pas dënimit me 25 vite burg nga Gjykata në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
17/09 18:39
Nxënësit shqiptarë që hyjnë këtë vit të ri shkollor në klasë të parë do të mësojnë me Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Sot në Kosovë ka nisur viti shkollor 2022-2023 dhe të vegjëlit kanë në dorë Abetaren e unifikuar.
Për këtë moment të shumëpritur, këtë të enjte në Gjakovë do të zhvillohet ceremonia për prezantimin e Abetares së Përbashkët Unike, në të cilën merr pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria e drejtuar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.
Në aktivitet do të jetë i pranishëm kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, etj.
Top Channel