Motori përplaset me makinën në hyrje të Ersekës, plagoset 66-vjeçarja

01/09/2022 10:09
Foto ilustruese

Një aksident rrugor me pasojë një të plagosur ka ndodhur këtë mëngjes në hyrje të qytetit të Ersekës.

Motori që drejtohej nga shtetasi me iniciale E.J. është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. D.

Për pasojë, ka mbetur e lënduar 66-vjeçarja me iniciale B. J. Që ishte pasagjere që motorin që u aksidentua.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Top Channel