Çmimet e ushqimeve në nivele të larta në Mbretërinë e Bashkuar, norma më e lartë e inflacionit që prej 2008-ës

31/08/2022 17:02

Çmimet e produkteve ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur në “normën më të lartë të inflacionit që nga gushti i vitit 2008”, prej ndikimit të luftës në Ukrainë.

Inflacioni i ushqimeve u rrit në 9.3% në gusht, nga 7.0% në korrik”, që është “norma më e lartë e inflacionit që nga gushti 2008”,  thuhej në raportin e publikuar të mërkurën nga Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë (BRC) dhe indeksi NielsenIQ.

“Rritja e presioneve të kostos së zinxhirëve të furnizimit bëri që inflacioni i çmimeve të dyqaneve të arrijë një nivel të ri në gusht. Lufta në Ukrainë, si pasojë rritja e çmimit të ushqimit të kafshëve, plehrave, grurit dhe vajrave bimore vijuan të rrisin çmimet e ushqimeve”, tha shefja ekzekutive e BRC, Helen Dickinson, sipas CNN.

“Inflacioni i ushqimeve të freskëta në veçanti, u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2008, dhe produktet si qumështi, margarina dhe patatinat panë rritjet më të mëdha”, shtoi Dickinson.

Ushqimi i freskët tani është rritur deri në 10.5% nga 8.0% në korrik.

“Rritja e çmimeve të dyqaneve po sjell një inflacion më të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili sipas disa analistëve parashikohet se mund të arrijë në 18% në vitin 2023. Situata është e zymtë si për konsumatorët ashtu edhe për shitësit me pakicë”, shtoi Dickinson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA