“Pas 11 vjetësh shtetasit tanë do të shkojnë në Serbi dhe nuk do të kenë nevojë të pajisjen me ndonjë dokument shtesë, i cili përveç që ka qenë fyes dhe i njëanshëm, ka shkaktuar edhe pritje”, tha ai në emisionin RTK Prime.

Sveçla shtoi se Serbia po vendos pankarta në territorin e vet, ku thotë se nuk e njeh Kosovën.

Ai theksoi se s’ka ndonjë marrëveshje të shkruar për largimin e fletë hyrje-daljeve, por thjesht Serbia është pajtuar që ato t’i largojë për qytetarët kosovarë.

“Nuk është duke implementuar marrëveshja e vitit 2011. Ajo ka ra edhe për shkak të presionit tonë, ajo marrëveshje flet për imitim të dyanshëm për fletave të hyrje-daljeve. Prandaj është edhe qesharake deklaratat e disa që po thonë se ne po zbatojmë një sukses të dikujt tjetër të asaj kohe”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA