Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të marte në zonën e quajtur “Misto-Mame” në Tiranë.
Mësohet se zjarri ka rënë në një magazinë me materiale sfungjeri, ku si pasojë e flakëve janë asfiksuar dy persona të cilët janë dërguar në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritënforcat zjarrfikëse të cilat arritën të fikin zjarrin që shkaktoi edhe dëme materiale.
Ndërkohë policia thotë se po puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit për zjarrin e rënë në një magazinë me materiale sfungjeri, në “Misto Mame”, ju bëjmë me dije se pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit.
Nga tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel