Arrestohet mashtruesi turk Faruk Fatih Özer/ Fshihej në Shqipëri, grabiti miliarda dollarë në kriptomonedha

30/08/2022 10:25
Faruk Fatih Ozer

Ka marrë fund arratia më shumë se një vjeçare e të shumkërkuarit turk Faruk Faith Ozer, i cili u vu në pranga nga policia e Elbasanit mëngjesin e kësaj të marte. 

Prej prillit të vitit të kaluar Turqia kërkoi me insistim nga autorittet shqiptare arrestimin e 28-vjeçarit i cili në vendin e tij kishte ngritur një skemë mashtrimi e cila kapte vlerën rreth 2.7 miliardë dollar.

Nga hetimet rezultoi se Ozer ishte larguar nga Turqia dy ditë para se ndaj tij të lëshohej një urdhër-arrest. Më 20 prill ai zbriti në Rinas dhe u gjurmua nëpërmjet kamerave në disa hotele në Tiranë dhe Durrës por më pas humbi gjurmët.

Dy javë më parë policia e Elbasanit kishte marrë informacion se Faruk Ozeri fshihej në lagjen 5 maji në Elbasan. Prej andej u zhvendos në një vilë pushimi në Himarë aty ku u ndërhy nga forcat operacionale dhe u vu në pranga.

28-vjeçari ishte larg pamjes së një biznesmeni të ri që ishte fiksuar në kamera para se të shpallej në kërkim. Në apartamentin e tij policia sekuestroi Në cilësinë e provës materiale laptopë, aparate celulare, karta bankash që pritet ti vlejnë hetimit.

Pas arrestimit është njoftuar pala turke se i shumëkërkuari i tyre ka rënë në pranga dhe kanë nisur procedurat e ekstradimit. 28 vjeçari do te përballet në vendin e tij me 3 vepra penale.

Më 2017 Faruk Ozer krijoi bursën Thodex ku tregtoheshin kriptomonedha. në thodex krijuan llogari të tyre rreth 400 mijë qytetarë kryesisht turk të cilët kishin investuar rreth 2.7 miliardë dollar. Në fillim të prillit të vitit të kaluar qytetarë të ndryshëm nuk patën më akses në llogaritë e tyre dhe ngritën padi për themeluesin e Thodeks. Në një reagim në twiter ai tha se kishim të bënim me një problem teknik dhe gjithçka do të zgjidhej por kjo nuk ndodhi dhe në 22 prill të vitit të kaluar ai u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u zbulua se fshihej në Shqipëri.

Pas muajsh kërkime në shtator të vitit 2021 policia arrestoi Elevaldo Haxhiun  si bashkëpunëtor të Farujk Ozer por ai u lirua pas disa ditësh nga gjykata.  Edhe gjate operaqcionit ne orët e para të së martës Faruk Ozer ishte në shoqëri të 37 vjeçarit Elevaldo Haxhiut i cili u shoqërua nga policia. Po ashtu policia e Elbasanit ka shoqëruar dhe 36 vjeçarin Briken Shkëmbi nga Tirana.

FOTO GALERI
2/9
Milioneri i arratisur i kriptomonedhës turke, Faruk Fatih Özer

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA