Tepelenë/ Dogji sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, arrestohet 66 vjeçari

29/08/2022 09:54

Një 66-vjeçar është arrestuar, pasi ndezi zjarr në tokën e tij dhe më pas u përhapën duke djegur sipërfaqe toke me pemë frutore e agrume, në pronësi të banorëve të fshatit Qesarat.

Shtetasi me iniciale G. S. banues në fshatin Qesarat të Memaliajt, u vu në pranga si pasojë e djegies së një sipërfaqe toke në pronësi të banorëve të fshatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel