Festivali “Sunny Hill” që këtë vit për herë të parë u zhvillua edhe në Tiranë, mbylli me sukses 3 ditë argëtim dhe spektakël nga këngëtarët më të mirë shqiptarë e të huaj.
Mijëra të rinj ndoqën koncertin në 3 netët që u mbajt në kodrat e Liqenit Artificial.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook mëngjesin e sotëm, ka shprehur falënderimin për Dua Lipën, si dhe ka bërë të ditur surprizën se këngëtarja shqiptare me famë botërore do të jetë në Tiranë për festat e Nëntorit.
“Me superenergjinë e “Sunny Hill” e me falenderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në Nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama.
Në natën e parë të festivalit performuan artistët e njohur shqiptarë Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Art Lokaj, Sanchet, Art Haliti, etj.
Ndërsa atmosfera u bë më elektrizuese kur në skenë u ngjit reperi italian Fedez dhe reperi Action Bronson, të cilët sollën këngët më të bukura të repertorit të tyre.
Ndërkohë, në ditën e dytë të festivalit performuan vetëm DJ të njohur botëror e shqiptarë si, Hardwell, Afrojack, Regard Merk&Kremont, Drop G, Kamela Ampov, Vin Veli.
Në ditën e tretë të festivalit interpretuan Stormzy, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Ledri Vula, Mozzik, Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Nika Paris- Vegas Jones- Rooms, Barny Fletcher, Alban Chela, Ardian, Rrrrron.
Top Channel