Konflikt me sende të forta në Sarandë, përfundon në spital 37-vjeçari

28/08/2022 21:36

Një 37-vjeçar me inicialet E.M është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës mbrëmjen e sotme, pas dëmtimeve të marra si pasojë e një konflikti.

Policia bën me dije se 37-vjeçari është përfshirë në një konflikt me sende të forta në Ksamil, me shtetasin G.Z.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 37 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin G. Z, në Ksamil.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt.

 

Top Channel