Foto ilustruese

Një 40-vjeçar me emrin Fredi Ceno është gjendur pa shenja jete ditën e sotme orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec.

Ceno, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, dyshohet se ndodhej në liqen për të peshkuar, dhe ka humbur jetën gjatë peshkimit.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Pustec/Informacion paraprak

Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA