Një nga detyrat e spiunes së fshehtë rusë në Itali, që kishte arritur të depërtonte deri në komandën e NATO-s, ishte mbledhja e informacioneve për Kosovën.

Lajmin e përcjell britania DailyStar, e cila e përshkruan gruan si hiqej si shitëse bizhuterish të shtrenjta si një “Mata Hari të ditëve të sotme”.

Një hulumtim mediatik disa mujor zbuloi se Maria Adela Kuhfeldt Rivera, e cila kaloi pothuajse dhjetë vjet duke krijuar lidhje miqësore dhe ndonjëherë romantike me stafin nga Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate dhe Flota e Gjashtë e SHBA në Napoli, Itali, ishte në fakt Olga Kolobova, agjente e shërbimit sekret ushtarak rus GRU.

Besohet se Kolobova po përdorte taktikën klasike të spiunazhit të njohur si “kurthi i mjaltit” për të mbledhur informacione rreth operacioneve të NATO-s në Kosovë, Irak dhe Afrikën e Veriut, thuhet në shkrim.

E reja e pasur dhe tërheqëse, e cila fliste disa gjuhë, magjepsi “një numër oficerësh të NATO-s” dhe në disa raste u ofroi të paguante për anëtarësimin e tyre në një klub të njohur në Napoli, për të mbajtur në këtë mënyrë kontakte të ngushta me ta. Kolobova u zhduk papritur nga Italia  në kohën e helmimeve në Salisbury, duke u thënë miqve se ishte shumë e sëmurë dhe kishte vendosur të shkonte në Moskë për trajtim. Ajo vazhdimisht kishte pretenduar se kishte lindur në Peru dhe se babai i saj ishte gjerman.

Por verifikimet e gazetës italiane La Repubblica –në bashkëpunim me një ekip të revistës gjermane Der Spiegel dhe uebsajteve investigative Bellingcat dhe The Insider –treguan një realitet tjetër. Këto media përdorën softuer për njohjen e fytyrës dhe prova të tjera për të përcaktuar identitetin e vërtetë të gruas.

Top Channel