Kirurgia piktore/ Ekspozita e ngjyrave e mjekes që ka pasion pikturën

27/08/2022 15:46

Lida Shosha është një mjeke kirurge.

Dhe nëse bisturia dhe peneli janë diametralisht të kundërta tek ajo bashkëjetojnë. Sepse i bashkon dashuria për jetën dhe aftësia për të përmirësuar dhimbjen njerëzore. Kirurgia mjeke sjell ekspozitën e saj të parë vetjake në Galerinë Fab, nën kurimin e Ardian Kapos.

Lida Shosha ka një pasion të madh për ngjyrat, që e reflekton në çdo telajo. Ajo pikturon në orët e natës, ndërsa ditën punon për të shëruar njerëzit në nevojë.

Misioni i artit të saj është ta bëjë botën një vend më të gëzueshëm. Për të [pikturuar jetën me të gjitha ngjyrat e mundshme dhe për të mos ta parë bardh e zi. Ajo beson që arti ka fuqinë të transformojë dhe ka një forcë shëruese shpirtërore edhe më të madhe se sa mjekësia.

Edhe pse autodidakte ajo e ndjen pikturën si pasionin më të madh të saj. Prandaj kreativiteti dhe zemra për të rrahin së bashku.

 

Top Channel