Fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Durrësit, rriten hyrje-daljet 19 përqind më shumë se vitin e kaluar

26/08/2022 13:12

Numri i personave që hyjnë dhe dalin në Portin e Durrësit, është rritur në mënyrë të dukshme këtë vit, duke shënuar një vlerë 19% më të madhe se sa vitin që kaloi.

Gjatë periudhës janar-korrik 2022, janë përpunuar 187,787 pasagjerë në hyrje & 150, 669 pasagjerë në dalje= 338, 456 totali(19% më shumë se e njëjta periudhë e 2021).

Korrik 2022, përpunuar 115, 158 pasagjerë ose 9% më shumë se korrik 2021.

Vetëm mesditën e sotme me tragetin e Durrës-Bari janë përpunuar 3370 pasagjerë dhe 845 automjete dhe drejt Ankonës 562 pasagjerë dhe 145 automjete.

Janë dhe 3 tragete në mbrëmje që kanë planifikuar lundrim drejt Barit. 26 sportele në dispozicion për përpunim, 16 për mjete dhe 10 për pasagjerët

Top Channel