Plagoset një ushtar amerikan nga sulmet me raketa në Siri

25/08/2022 14:34

Një ushtar amerikan u plagos lehtë dhe dy të tjerë po vlerësohen për lëndime të lehta pas sulmeve me raketa në Siri të mërkurën nga militantë të dyshuar se mbështeten nga Irani, tha ushtria amerikane.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane, e cila mbikqyr forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha se militantët organizuan sulme me raketa në dy zona të ndryshme në Siri. Shtetet e Bashkuara u përgjigjën me helikopterë që, sipas vlerësimeve fillestare, vranë dy ose tre militantë që po kryenin një nga sulmet, tha Komanda.

Shkëmbimi i zjarrit të mërkurën ishte në vazhdën e disa shpërthimeve të fundit në Siri, ku janë vendosur rreth 900 trupa amerikane dhe pasuan sulmet ajrore të SHBA-së në vend të martën.

Ato sulme kishin në shënjestër objektet e përdorura nga grupet e lidhura me Iranin, në një përpjekje për të penguar sulmet e mëtejshme kundër personelit ushtarak amerikan pas një sulmi të 15 gushtit nga dronët që Uashingtoni beson se ishin prodhuar në Iran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA