Paralajmërimet e Volodymir Zelenskyt për sulme të përgjakshme nga ana e trupave ruse në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, u bënë realitet.
Presidenti ukrainas njoftoi se të paktën 22 vetë humbën jetën e 50 të tjerë u plagosën nga një sulm rus me raketa ndaj një stacioni treni në lindje të vendit. Raketat goditën një tren në Tshaplyne, pohoi Zelensky në një fjalim me video para Këshillit të Sigurimit me rastin e Ditës së Pavarësisë të Ukrainës të mërkurën dhe fillimit të agresionit rus në Ukrainë para gjashtë muajsh.
Zelensky: Kam marrë informacione për një sulm rus me raketa në një stacion treni në Dnjepër. Katër vagonë u përfshinë nga flakët. Ka të vrarë e të plagosur. Kjo është tani e përditshmja jonë.
Ministria e Brendshme në Kiev publikoi në Tëitter dhe foto që tregonin trenin e shkatërruar. Ndërsa Moska nuk reagoi lidhur me goditjen. Luftimet vazhdojnë në Ukrainë më konfliktin tashmë të hyrë në muajin e shtatë.
Në orët e para të ditës, gushtit, forcat ruse bombarduan qytetin qendror të Kryvyi Rih me municione thërrmuese, tha kreu i administratës ushtarake të Kryvyi, Rih Oleksandr Vilkul, duke shtuar se deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme.
Municionet thërrmuese janë ndaluar nga shumica e kombeve për shkak të efektit të tyre shkatërrues dhe pa dallim mbi personelin ushtarak dhe civilët. Më herët, duke pranuar numrin e madh të viktimave që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt, Zelensky u zotua se vendi i tij “i rilindur” do të luftonte trupat ruse “deri në fund”.
Top Channel