Bënte gara shpejtësie dhe i publikonte në rrjetet sociale, të riut në Tiranë i bllokohet “Benzi”

25/08/2022 11:48

Një i ri në Tiranë është ndëshkuar me masë administrative dhe i është bllokuar mjeti pasi ka postuar në rrjetet e tij sociale videot ku bënte gara shpejtësie.

Policia thotë se pas verifikimeve, është bllokuar automjeti tip “Benz”, me drejtues O. SH., i cili, në bulevardin “Zogu i parë”, ka kryer bashkë me drejtuesin e një automjeti tjetër, gara shpejtësie dhe i ka pasqyruar ato në rrjete sociale.

Policia Rrugore e ka ndëshkuar drejtuesin e automjetit tip “Benz” me gjobë 40.000 lekë të rinj, si dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e automjetit tjetër që bënte gara shpejtësie bashkë me O.SH.

Top Channel