Autoportreti ikonë i artistes së famshme meksikane Frida Kahlo, i titulluar “Diego dhe unë”,  është ekspozuar për të parën herë në çerek shekulli në Muzeun  e Artit latino-amerikan në Buenos Ajres.

Ishte pikërisht themeluesi i këtij muzeu ai që e ka blerë pikturën më të shtrenjtë në histori të Amerikës Latine.

E kam njohur veprën “Diego dhe unë” për dyzet vjet. Nga afër megjithatë, nuk e kisha parë ndonjëherë, vetëm nëpër libra. Kur u mësua se ajo do të dilte në shitje, filluam të dridhemi..Ishte e pabesueshme për ne. Tani, ç’tju them për vlerën e saj. Ndonjëherë hasni në vepra të tilla që ju shkatërrojnë të gjitha financiat, por që ia vlen plotësisht“- shprehet Eduardo Costantini, themeluesi i muzeut.

Ai arrin të shohë përtej formave të fytyrës së gdhendur të piktores dhe ngjyrave të gjalla të saj.

Mund të shikoni lot në sytë e Fridës. Floku i është kapur pas fytit sikur po e mbyt. Por pavarësisht të gjithe dhimbjes që Diego Rivera i shkaktoi për shkak të marrëdhënies së supozuar të tij me një grua tjetër, ekziston një portret i tij si syri i tretë në ballin e saj, cka tregon se janë absolutisht të pandashëm”.

Costantini e bleu disa muaj më parë pikturën e shumëlakmuar për 34.9 million dollarë në Nju Jork në një ankand të Sotheby. Kjo përbën herën e parë që prej 1998-tës që ajo ekspozohet për publikun e gjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA