Tmerr në Ekuador, gjenden pesë koka njerëzish të varura në një plazh turistik me një mesazh kërcënues Braziliani me ndikimin më të madh ndërkombëtar dhe një nga shkrimtarët më të lexuar në botë, Paulo Coelho, feston ditëlindjen e tij të 75-të.
Viti 2022, shënon gjithashtu 35-vjetorin e botimit të parë të “Pelegrini i Kompostelës. Libri u shkrua pas pelegrinazhit të autorit, në vitin 1986, përgjatë rrugës për në Santiago de Compostela, në Spanjë, dhe u botua nga shtëpia botuese “Eco”, në Rio-de-Zhaneiro, vitin pasues, më 1987.
Librat e Paulo Coelho-s, të botuara në mbarë botën, kanë arritur shifrën mahnitëse prej rreth 320 milionë kopjesh të shitura në më shumë se 170 vende. Autori më i përkthyer nga portugalishtja është botuar në 88 gjuhë të ndryshme.
“Alkimisti”, libri i tij më i suksesshëm, u botua në qershor 1988, fillimisht nga i njëjti botues “Eco”. Meqenëse pronari i shtëpisë botuese të parë nuk besonte shumë në suksesin e titullit, ribotimi i “Alkimistit” u bë nga botuesi tjetër “Rocco” dhe shpejt u bë një nga fenomenet më të mëdha të shitjeve në Brazil. Libri shitet rreth 1 milion kopje çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara, duke qenë libri më i dhuruar për nxënësit që mbarojnë gjimnazin atje. “Alkimisti” ka një rekord duke qëndruar për 427 javë rresht në listën e librave më të shitur të “The New York Times” .
Në tregun e Amerikës së Veriut, ekziston një version audio i “Alkimistit” i treguar nga aktori i madh anglez Jeremy Irons, fitues i “Oscar”-it për aktorin më të mirë në vitin 1991.
Në vitin 1996, Paulo Coelho mori titullin “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, nga presidenti francez Jacques René Chirac dhe në të njëjtin vend ai mori titullin “Oficer në Urdhrin e Arteve dhe Letrave”, më 2003.
Në vitin 2003, “Alkimisti” fitoi rekordin botëror “Guinness” si libri që kishte më shumë përkthime në gjuhë të tjera; në vitin 2009, Paulo Coelho fitoi një rekord të ri botëror “Guinness” si autori më i përkthyer nga i njëjti libër.
Në vitin 1980, Paulo Coelho u martua me artisten Christina Oiticica, e cila dizajnoi kopertinat e librave të tij të parë dhe me të cilën jeton ende në Gjenevë të Zvicrës.
Top Channel