KQZ në pritje të afatit ligjor për ankesat e rivalëve të garës politike, pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë Një javë pas takimit të tretë mes presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ky i fundit ka shpalosur se çka diskutoi me të.
Sipas shefit të ekzekutivit ishte pala serbe ajo që ishte dekonstruktive në takimin e 18 gushtit.
Kryeministri Kurti u shpreh se është i gatshëm për marrëveshje finale me Serbinë, nëse përmban gjashtë kapituj që ka propozuar e që fillojnë nga njohja reciproke, ballafaqimi me të kaluarën dhe bashkëpunimin në të ardhmen.
Shefi i qeverisë tha se nuk është diskutuar për asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Në adresimin e tij, i pari i qeverisë shtoi se Serbia refuzoi të nënshkruaj marrëveshje për çështjen e të zhdukurve me dhunë, duke potencuar se Kosova është konstruktive në procesin e dialogut.
Kapitulli i parë që kam propozuar statusin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, njohja reciproke.
Pala serbe nuk ka qenë e interesuar për normalizim të plotë por për hapa të
4 opsionet e Lajçakut për lirinë e lëvizjes, ai i ka propozuar, është e pavërtetë se njëra palë nuk ka qenë konstruktive.
Opsion i pranuar për ne heqja e dokumenteve në hyrje dalje, kemi hedhur idenë që t’i njohim të gjitha dokumentet. Ky është pozicion që del nga principet evropiane dhe i hedh poshtë zgjidhjet gjysmake.
Top Channel