Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke kultivuar lëndë narkotike në një zonë të pyllëzuar në Dajç të Shkodrës.
Në pranga ra A. N. 25 vjeç , banues në fshatin Gramsh, Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” ndërsa është shpallur në kërkim bashëpunëtori M. L. , 25 vjeç, banues në fshatin Suka, i cili duke përfituar nga errësira dhe terreni i pyllëzuar, ka mundur të largohet. Vijon puna për kapjen e tij.
Nga veprimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Muzgu”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Dajç, Shkodër, 180 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel