Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave.
Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.
Elita shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe fëmijët e saj. Vetëm pak më parë ajo ka postuar në Instastory një video ku shfaqet teksa gatuan në kuzhinën e saj dhe ashtu si çdo mama na ka treguar se kur nuk vendosin fëmijët për të ngrënë të cilët preferojnë më së shumti brumërat, ajo çfarë zgjedh Elita është vërtetë e shëndetshme: Ditëve kur Zëri nuk mund ta zgjedhë menunë e ushqimit
Së fundmi Elita na ka treguar se përveç televizionit do të angazhohet edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Bukuroshja ka postuar disa foto në Instastory dhe na ka treguar se po punon për këtë projekt të saj në Itali që do të mbajë produkte make up-i.
Në disa nga postimet e prezantuese janë vënë re komentet e ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’./ Top Albania Radio
Top Channel